Harrojeni vajzën e Alketës, tani po merr vëmendje djali, ajo poston kur ai e ngre: Do më mbajë çuni

Ndonëse nuk dëshirojnë t’i futen botës së televizionit, fëmijët e Alketa Vejsiut tashmë kanë marrë shumë vëmendje. Pas vajzës, tani vëmendjen po e merr djali i Alketës. Fillimisht ishte vajza e moderatores, Nicol e cila i mahniti të gjithë me bukurinë kur vendosi të shfaqej publikisht në rrjete sociale.

Ndërsa tani vëmendjen po e merr edhe Lioneli. Ka qenë Alketa që e ka thyer rregullin duke postuar më shpesh foto me djalin kohët e fundit.

Së fundmi moderatorja ka ndarë një foto me Lionelin, ku duket sikur ai po e mban në krahë. “Çuni që do më mbajë në krah gjithë jetën”, shkruan Alketa, por edhe këtë herë nuk zgjodhi t’ia bëjë publik imazhin djalit, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji.