Hapet rruga në Librazhd/ Moti i keq e bllokoi me gurë për 2 km Elbasan-Librazhd

Eshtë punuar gjatë gjithë natës dhe është kthyer në normalitet qarkullimi në Aksin nacional Elbasan Librazhd. Rënia e gurëve nga shpati i malit pas një rrebeshi shiu mbrëmjen e së premtes krijoi vështirësi në qarkullim për rreth 2 orë e gjysëm.

Rrëzimi i shpatit të malit në rreth 3 km gjatësi në vendin e quajtur kthesat e Murrashit rrezikoi disa dhjetëra mjete që përshkonin rrugën në atë moment. Ndërhyrja e ARRSH vetëm një muaj më parë duket se nuk ishte efikase përballë fenomenit natyror që e bën të paqëndrueshme këtë zonë.

Ndërkohë reshje të dendura shiu ka pasur gjatë natës në të gjithë Qarkun Elbasan e për pasojë ka prani te madhe inertesh ne akset Librazhd Stebleve, Elbasan Gjinar, Gramsh Moglice. Ndersa eshte bllokuar Rruga Gjinar Zavaline. Ne te gjitha akset po punohet per normalizimin e trafikut