Ushqehesh mirë dhe lirë, ja sa paguam! Buzë detit dhe në Shqipëri.

Nje nder trendet e ketij sezoni turistik ne Shqiperi ka qene edhe publikimi i faturave te restoranteve te ndryshem ne bregdet. Pjesa derrmuese e tyre ankohen per faturat e fryra nga çmimet teper te larta por edhe per cilesine jo te mire te ushqimeve te sherbyera.

Ne kontrast me to, po ju tregojme se sa shkon nje dreke ne nje prej restoranteve te bregdetit te Fierit, konkretisht ne plazhin e Semanit.

Po te shikosh faturen, vihen re çmime normale, duke patur parasysh se po sherbehen ne bregdet. Nje friture dhe nje sallate frutash deti te dyja te bollshme nga 1.000 leke te reja, 3 makarona me fruta deti nga 500 leke, nje racion peshk 1.000 leke, gjysme litri verë 350 leke, 1 uje 50 leke, nje sallate GJIGANTE 250 leke, 1 cola 150 leke dhe ne total 5.300 leke.

Pra, me nje krahasim te thjeshte duke pare dhe ankesat e shume klienteve ne restorante te ndryshme ne vendin tone, mund te themi me plot gojen se ne bregdetin e Semanit hahet mire dhe lire.