Habit Studim i ri: 80% e të shtruarve në spital me Covid-19 mbesin me dëmtime në…

Sipas një studimi të ri, 8 në 10 persona të shtruar në spital si pasojë e Covid-19, kanë mbetur me dëmtime në tru. Simptomat variojnë nga dhimbja e kokës dhe humbja e nuhatjes ose shijes deri te koma dhe goditjet në tru. Sipas shkencëtarëve, të prekurit kanë 6 herë më shumë gjasa të humbin jeten nga infektimi.

Ky term i referohet dëmtimit të përgjithshëm të trurit, që ndikon në strukturën ose funksionimin e tij, shkruan TheMirror. Profesor Sherry Chou është shprehur se edhe nëse pandemia zhduket plotësisht, do të ketë miliona të mbijetuar që do të kenë nevojë për ndihmë.

Çdo simptomë neurologjike që ka të bëjë me virusin, lidhet me një rrezik gjashtëfish më të lartë të vdéķjes. Edhe nëse një pacient shërohet, perspektiva shëndetësore afatgjatë është ende e pasigurt.