Habit Rama: Nesër të gjithë të bllokuar, por kjo kategori do të mund të dalë jashtë banesës

Prej kohësh janë të mbyllur në karantinë për shkak se janë kategoria më e rrezikuar për tu infektuar me Covid-19, por sipas kryeministrit Edi Rama nesër pensionistët do të lejohen të dalin për ajrosje. “Nesër duke qenë se gjithçka do të jetë e mbyllur për të gjithë pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita as për domino apo mbledhje shumë të rrezikshme në grup, por për ajrosje për ecje në këmbë, deri në orën 11 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën.” tha Rama.

“Të ardhurat janë goditur rëndë” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri. Rama ka shpjeguar se nga Covid-19 është përllogaritur një humbje prej 540 milion eurove.  Më tej Rama deklaroi se nga beteja përballë COVID-19 shteti ka humbur shumë.

“Javën e ardhshme duhet të fillojnë për tu hapur në vazhdim, duke filluar nga e hëna më 27 prill të gjitha ato kategori që do të publikohen në faqen e E albanias, po nesër.

Dua të jem shumë i qartë që nga java e ardhshme në bazë të kodit të ri penal, pasojat për shkelësit pa përjashtim ama në radhën më të parë për lokalet e trimave të lagjeve që hapen fshehurazi do të jenë të rënda dhe të pa negociueshme.

Ky shtet, kjo qeveri ka humbur si rezultat i kësaj lụfte ka humbur 100 milion euro në muajin mars, 170 milion pak a shumë në muajn prill dhe me gjasë do të humbas 170 milion në muajn maj dhe pak a shumë 100 milion në muajin qershor.” tha Rama.