Greqia ka ndërmarrë një tjetër veprim të fundit lidhur me vendin tonë. Raportohet nga pala greke se është shtyrë serish vendimi I qeverise për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë. Nga burimet paraprake, mësohet se vendimi është shtyrë nga pala greke deri më 7 janar 2021.
Kujtojmë që më datë 20 nëntor, qeveria greke vendosi të mbyllë plotësisht këtë pikë kufitare, ndërsa më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar të kalojnë këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.