Greqia merr vendimin e radhës: Kush lejohet të hyj në Greqi, ja rregullat e reja që duhet ti dini

Greqia bëri të ditur se kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët dhe vizitorët Shqiptar. Sipas vendimit të qeverisë Greke në Greqi në pikat kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë këto qytetarë:

Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)

Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit

Të gjithë qytetarët që kanë visë greke

Punëtorët Sezonal me leje të posaçme

Punëtorët e specializuar që disponojnë visë pune

Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj që diponojnë visë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi

Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore

Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)

Pjestarët e familjes të një nënshtetasi grek ose europian (që vërtetohet me dokumentin e posaçëm-leje qëndrimi për bashkort europian, ose pjestar famijleje europiane)

Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu që është e vlefshme duhet të merrni një vërtetim nga ambasada Greke në Athinë.

Ata qe vertetojne adresen e shtepisë në Greqi

Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.

Rikujtojmë se sipas urdhërit të ministrisë së emigracionit që u shapll përpara disa ditësh, lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose do të skadojë:

Nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020 shtyhen automatikisht deri më 31 mars 2021.

Nga 1 gusht 2020 dhe deri më 31 mars 2021 shtyhet automatikisht me 8-të muaj vlefshmëria e tyre.

Qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë për arsye shëndetësore duhet të jenë të pajisur me leje të posaçme nga Ambasada Greke në Tiranë

Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë

Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit

Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë

Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen

Çdo qytetarë që hyn në Greqi nga Shqipëria duke filluar nga data 16/8 ora 00,01 duhët të hyj në vetizolim (karantine) 7 ditore në shtëpinë e tij.

Për më shumë informacione telefononi tek zyrat tona në numrat

Zyra Athinë 2105203350-2105203351

Zyra Pire 2104636742

Zyra Korinth 2741021023

Zyra Patra 6907115555 6945994999