Gjatë inspektimit nga afër të zbatimit të masave anti-COVID, në një shkollë në Durrës, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kritikuar një nxënës që nuk e kishte vendosur maskën. Ministrja këshilloi nxënësin që të mos rrinte në klasë pa maskë. Kushi tha se u vendos që shkolla duhet të hapen, por që të rrinë të hapura duhet të zbatojmë rregullat e pandemisë. Ajo këshilloi nxënësit të tregojnë kujdes jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë.
“Tani ne do shkojmë të djali në fund që nuk ka maskë. Ku e ke maskën? Nuk duhet të rrish në klasë pa maskë, mirë? Se mund të marrësh virusin dhe mund t’ja çosh, mamit, babit dhe gjyshes. Kështu që asnjë herë pa maskë”, tha Kushi.