Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Elbasanit. Në Cërrik është bllokuar segmenti që lidh këtë bashki me qytetin e Kuçovës. Shkak janë bërë rrëshqitjet masive të dherave si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Ndërkohë mësohet se mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/142440681_883306665758213_773784403727650940_o.jpg?fit=618%2C292&ssl=1)
Sjellim më vëmendje që vendi është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga ulja e temperaturave, si dhe rikthimi i reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëmtime të rrugëve dhe tokave bujqësore.
![](https://i1.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/142054779_883306702424876_4914545939871140803_o.jpg?fit=618%2C292&ssl=1)
➡️Reshjet e dendura të shiut ?⛈ të rëna mbrëmjen e djeshme kanë sjellë rrëshqitje të dherave në fshatin #Selitë, e si pasojë e të cilave ka ndodhur bllokimi i kalimit në aksin rrugor që lidh Bashkinë Cërrik me Kuçovën.
➡️Ekipi i punëve publike të Bashkisë Cërrik ka filluar ndërhyrjen për zhbllokimin e këtij aksi që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Aktualisht është zhbllokuar njëri krah i rrugës dhe po punohet intesivisht për lirimin total të aksit.
#BashkiaCërrik
#eGjithëVëmendjaPërJu- shkruan kryetari I bashkise ne facebook.
![](https://i2.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/142633133_883306609091552_8280563656668503052_o.jpg?fit=618%2C292&ssl=1)
![](https://i2.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/01/142439410_883306632424883_1717682837067605622_o.jpg?fit=618%2C292&ssl=1)