Sa i respektuan rrathët e verdhë të distancimit fizik qytetarët elbasanas? Foto

Bashkia e Elbasanit ka vendosur rrathët e verdhë të cilat janë bërë si vijat e bardha tek semaforët, ku qytetarët janë të detyruar t’i respektojnë.

Nga vëzhgimi që sjell ATSH-ja, qytetarët ruajnë distancimin fizik dhe qëndrojnë në pritje për të marrë shërbimin e tyre tek rrathët e verdhë, të vendosur me qëllim mos rrezikimin e prekjes nga COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell foto me pamje nga pika të ndryshme në Elbasan, ku ofrohen shërbime për qytetarët dhe që janë vendosur pikat e verdha të cilat përcaktojnë edhe qëndrimin e qytetarëve në distancë fizike nga njëri-tjetri, me qëllim mos rrezikimin e prekjes nga COVID-19. Rrathët e verdhë janë vendosur pranë Postës, bankave të ndryshme, tregjeve etj.

Vetë Kryeministri Rama, përgëzoi dje standardin e vendosur në Elbasan i cili tha se do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim daljen nga kjo luftë me sa më pak viktima./atsh