Një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani Kombwtar i Top Channel këtë sezoni të ri televiziv është ajo e Eno Popit, të cilin ishim mësuar ta shihnim çdo pasdite në ekran. “Dilema- Deal or no deal” e ka mbaruar ciklin e tij, kjo pasi pas ndryshimeve të fundit, emisioni nuk transmetohet më.
Vendin e tij e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, teksa të gjithë donim të dinim nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit. Të gjitha pyetet kanë marrë përgjigje ditën e sotme. Eno Popi po rikthehet në radio me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”.
“Top Albania Radio” ka dhënë lajmin e bukur në rrjetet sociale, duke na lënë edhe pak në pritje lidhur me datën e fillimit të emisionit radiofonik.
Mesa kuptuam nga promoja e programit, duket se do jetë diçka tepër e veçantë e paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/10/eno-popi.jpg?resize=584%2C370&ssl=1)
Në njoftim thuhet se mes intervistave dhe monologjeve, Eno do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.
Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.