Flet Kristina Çaushi, vajza nga Elbasani që lindi vajzën në shtëpi

Kristina Çaushi e cila ka sjellë një jetë vajzën e saj në kushte shtëpia ka folur ekskluzivisht për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ajo tha se ishte e vështirë sepse nuk kishte njeri afër, ndërsa shtoi se fillimisht u frikësua.

Më tej ajo shtoi se i erdhën në ndihmë dhe mamitë, pasi njoftoi ambulancën.

 “Ishte pak e vështirë  por pasi erdha urgjenca çdo gjë shkoi shumë mirë. Emrin ia kam vendosur Kriselda. Ishte frikë, nuk kisha njeri afër, pastaj erdhën mamitë. Në spital është më ndryshe. Mora ambulancë, u trembën dhe familjarët”- tha ajo.

Ekipi i Urgjencës së Elbasanit ka asistuar në lindjen e një bebeje në kushte shtëpie. Fatmirësisht cdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe më pas nëna me fëmiëjn janë dërguar në sital për kujdesin e mëtejshëm.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i Urgjencës në Elbasan, Ergys Mici. Ai shkruan se kur shkuan në banesë konstatuan se procesi i lindjes kishte nisur dhe se nuk kishte më kohë për ta dërguar gruan që do sillte në jetë foshnjen në spital.

Bebi i lindur është vajzë dhe është fëmija i dytë i familjes. Dy prej pjesëtarëve të këtij ekipi ne i kemi sot në studio për të na treguar më shumë për këtë eksperiencë të rrallë edhe për ata vetë.