Fatmir Shehu nga fshati i Jagodinës së Elbasanit, prej 20 vitesh është një ndër mbarështuesit e bletës më të suksesshëm të zonës.
Një pasion i tij i hershëm i cili u kultivua gjatë viteve të rinisë, tashmë mbetet një ndër burimet më të forta e të ardhurave në familje.
Të kujdesesh prej më shumë se 100 koshere bletë, nuk është e lehtë, por Fatmiri tregon vështirësitë së bashku edhe me kënaqësitë e punës si një bletërritës
“Kemi 170 koshere dhe në periudhën e dimrit, i mbajmë në Jagodinë. Gjatë verës i çojmë në pyll për të marrë mjaltë. Problem është spërkatja”, tha Shehu.
Vitet e fundit në Elbasan vërehet një rritje e numrit të bletërritësve, kjo për shkak të tregut dhe të çmimeve, Fatmiri tregon se shitja e mjaltit është me një çmim të kënaqshëm.
Problem mbeten fermat të ndryshëm të zonës, të cilët gjatë sezonit bujqësor hedhin në tokat e tyre helme të larta, duke dëmtuar dhe kosheret.
Padyshim si një bletërritës i vjetër Shehu këshillon mbarështuesit e rinj që të jenë të kujdesshëm gjatë rritjes së bletëve. Sëmundjet dhe shkaqet atmosferike të mos nënvlerësohen pasi ndikon negativisht në shtimin e bletëve.
Në Qarkun e Elbasanit gjatë viteve të fundit numri i bletërritësve është shtuar, kjo edhe për shkak të subvencioneve të dhëna nga qeveria shqiptare.
/rtsh.al/