Farmacistit aksidentalisht iu injektuan pesë doza të vaksinës anti-covid.

Uday Azizi, duke qenë punonjës shëndetësor, sipas rregullave ishte në “vijën e parë” të personave që duhej të vaksinoheshin te paret. Por infermierja që e vaksinoi, nuk e kuptoi se çdo shishe vaksine përmbante 5 doza dhe madje ndonjëherë edhe më shumë dhe Azizi përfundoi duke marrë 5 doza njëherësh.

Pasi u kuptua gabimi, ai u dërgua menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë dhe i vetmi efekt anësor që ka janë disa skuqjeve dhe ënjtjeve rreth zonës ku ai mori injeksionin.“Unë nuk  kam asnjë problem me marrjen e disa dozave. Le të jemi optimist për vaksinën”, u shpreh ai.