Era e lakrës dhe cokollata, Flutura Acka: Ju tregoj pse ikin shqiptarët e shkretë”

E ftuar ne emisionin Provokacja, nder te tjera shkrimtarja e njohur u pyet nga moderatori Mustafa Nano dhe rreth fenomenit mjaft shqetesues : Jemi pjese e nje deshperimi te madh.

A eshte nje deshperim qe puqet me dramen qe eshte ne te vertete apo jemi ne shqiptaret qe e shumefishojme permasat e deshperimit duke mbjelle akoma me shume deshperim?

Shkrimtarja Flutura Acka: “Eshte nje shprehje qe thote: Ajo era e lakres atje, nuk ma prish mua shijen e cokollates ketu. Problemi eshte se une dhe ti jemi tek cokollata, jemi ne pozita te tjera, problemi eshte te zbresim ata njerezit e shkrete qe merren me lakren. Po te zbresim tek ata, ata vertete jane te deshperuar.

Nuk ka njeri deshire te iki e te largohet ne nje vend ku ka gjuhe tjeter, ku i duhet para se gjithah te mesoje gjuhen e tjetrit, zyrat e tjetrit. Askush nuk ka deshire te iki, por keta njerez ikin sepse ata duan te rrojne. Ata kane nevoje per gjerat elementare, kane nevoje per nje klinike mjeksore.

A e di cdo te thote te besh dy ore rruge per nje dhimbje koke apo per nje operim. Ka fshatra shqiptare pa klinika mjeksore, nuk kane mjeke, nuk ka shkolla, nuk kane mesues. Jane mbyllur shkollat e fshatrave se ska mesues, nuk shkon askush. Kerkova nje mjek ne Elbasan per nje mikeshen time qe eshte ne moshe, dhe me thane “Ku ka mjek ketu qe te vjen ne shtepi”, dhe ku ne Elbasan qe eshte 35 km nga Tirana, pa mendoni neper fshatrat e largeta.

Kjo eshte arsyesja pse ikin shqiptaret! Shqiptaret kane nevoje per siguri. Mjeku , shkolla, buka jane tre gjerat minimale qe pervec shtepise, nese nuk ja garantojme shqiptareve, c kuptim ka te flasim. Prandaj ne te dy jemi tek cokollata dhe nuk e kuptojme dot eren e lakres se njerezve te shkrete”./shqiptari.net/