Emri; Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare aktori shqiptar. Mesazhi prekës i miqve

Aktori i njohur në Kosovë Shkëlzen Rraci ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 44-vjeçare. Aktori ka humbur betejën me kancerin. Lajmin e trishtë e ka ndarë miku i tij i ngushtë aktori, Xhelal Haliti: “Qenka e vështirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera.

Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë.

Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe .

Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010). Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e shumë filmave të tjerë”, shkroi ai.