Elbasan/Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 36-vjeçari.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjecar që shiste drogë të ndarë në doza në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Në pranga u vu shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.