Elbasan/ Radhë për kartë identiteti, krijohen në mesditë me ardhjen e formularëve

Rinovimi i dokumentave të identifikimit krijon radhë të gjata në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan. Sipas informacioneve, radhët krijohen nga një koordinim jo i mirë i punës mes Drejtorisë së Policisë dhe Gjendjes Civile. Qytetarët shprehen të indinjuar me situatën e krijuar ndërkohë që duhet të presin në radhë të moshuar dhe fëmijë.

Sipas Drejtorit të Gjendjes Civile, një moskoordinim me Drejtorinë e Policisë krijon radhë të gjata pas mesditës, kur policia sjell formularët, ndërsa më herët situata është e qetë.

Mbarimi i afatit të aplikimit për dokumente identifikimi ka krijuar dyndje në zyrat e aplikimeve, sidomos emigrantët, por edhe personat e tjerë që pas skadimit të kartës së identitetit nuk mund të marrin më shërbime në asnjë zyrë të shtetit.