Elbasan, përndiqte 29-vjeçaren, procedohet penalisht 50-vjeçari

Elbasan/ Eshte nisur procedim nga Policia e Elbasani në gjendje të lirë për një 50-vjeçar pasi ka përndjekur një 29-vjeçare.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përndjekja”, për shtetasin G. Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.” – njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.