Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan.
Ai akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme në vende të ndryshme dhe nëpërmjet telefonit një 18 – vjeçare.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A.K., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përdjekur në mënyrë të vazhdueshme në vende të ndryshme dhe nëpërmjet telefonit një 18 – vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme