Elbasan/ Mbanin drogë në shtëpi, arrestohen dy të rinj

Specialistët e Hetimit të Krimit të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Fagert  Jaupi  29 vjeç dhe Mirel Boçi, 30 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, në automjetin me drejtues shtetasin F. J. dhe në automjetin me drejtues shtetasin M. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, dy automjetet dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.