Elbasan/Humb jetën gjatë punës elekriçisti

Tragjedi në Elbasan: Sot, rreth orës 12:45, elektricisti A. T., 62 vjeç, humbi jetën në fshatin Muçan ndërsa punonte për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.