Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin Xh. S., 60 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:
-M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shkak të detyrës;
-E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Prrenjas, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me fjalë, për motive të dobëta, shtetasin N. H.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “Sulë Paprri”, Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës së tij, shtetases M. C., të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.