“Edhe në 2020, Shqipëria tre herë më të varfër se perëndimi”/ Shifrat e FMN-së nxjerrin të dhënat shqetësuese

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet, qytetarët e të cilave mund të blejnë më pak mallra dhe produkte në Europë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e tyre vjetore për frymë (pa përfshirë shtetet e ish Bashkimit Sovjetik). Të dhënat janë përditësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që publikon treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për frymë. Një dollar ndërkombëtar ka të njëjtë fuqi blerëse mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) si një dollar amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas FMN-së, në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtarë për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët.

Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë lë pas vetëm Armeninë (93), Ukrainën (95), Moldavinë (98).