E RËNDË në Korçë, kryeplaku i fshatit përdhunon vajzën e pazotë për t’u mbrojtur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vithkuq të Korçës, ku kryeplaku i fshatit dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare të pazotë për t’u mbrojtur.

Mësohet se në pranga është vënë Ervis Rrapo, me detyrë kryeplak i fshatit Rehovë, ndërsa denoncimin e ka bërë në polici 23-vjeçarja, e cila vuan nga probleme mendore dhe ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.