E rëndë në Kavajë, 4 shtetas rus gjenden të pajetë në një hotel. Cfarë ndodhi?

Katër persona janë gjetur të pajetw në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Viķtimat janë turistë të huaj, nga Rusia. Dy femra dhe dy meshkuj janë gjetur të pajetw në saunën e hotelit. Dyshohet se 4 shtetasit e huaj ndërruan jetë nga asfiksia.

Policia njofton se viķtimat janë shtetasit:

-Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,

-Sergei Burenkov, 60 vjeç,

-Nikita Belousov, 37 vjeç dhe

-Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,

N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.