E rëndë në Gramsh/ Humbi kontrollin e traktorit, ndërron jetë 61-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Gramsh. Sipas informacioneve të para mësohet se një 61-vjeçar, ka humbur kontrollin e traktorit të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën.

Viĸtima është identifikuar si Feruzan Zeneli, i cili ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor teksa po punonte tokën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.