Një 36-vjeçare, banuese në Londër është ndaluar për kontroll nga policia Kufitare e Rinasit dhe u gjet me 10.200 paund të padeklaruara. Gjatë kontrollit në cantën e dorës, u gjetën paratë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
Top Channel