Wednesday , November 30 2022

E pazakontë në Greqi! Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte dhe e bën për spital, e “pëson” edhe kolegu

Një 36-vjeçare ka rrahur burrin e saj me shkelma dhe grushte në Pire të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku gruaja vendosi t’i shkonte në ambientet e punës ku punonte burr i saj 41-vjeçar, ku i ka bërtitur, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Tërbimit” të gruas nuk i shpëtoi as kolegu i burrit të saj, të cilin e rrahu pasi hyri të ndante çiftin.

Dëshmitarët kanë treguar për protothema.gr se gruaja e ofendoi burrin dhe e goditi me grushte në kokë, e shuplaka në fytyre.

Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por ajo u zhduk.

Dy të lënduarit u dërguan në Repartin e Kaminias, ku po marrin mjekim.

Top Channel

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 1bracken