“E pashë në Elbasan”; Shprese për gjetjen e nënoficerit të Gardës, u zhduk para nëntë ditësh dhe nuk mbërriti kurrë në punë

Një dëshmitar ka sjellë shpresë në lidhje me historinë e Ervin Dergutit, nënoficerit të Gardës së Republikës, që rezulton i zhduķur prej nëntë ditësh. Në një telefonatë në emisionin “Pa gjurmë”, një qytetar është shprehur se e ka parë Dërgutin në Elbasan. Ai tregon se e kishte njohur të riun, pasi krejt rastësisht e kishte takuar edhe para disa muajsh në Tiranë.

“E kam parë 5 ditë më parë në Elbasan. E kam parë afër shinave të trenit, duke u bazuar në këtë foto. Mu duk shumë serioz. I thashë që diku të kam parë. Dhe mu kujtua se diku e kisha parë. Atë person e kam takuar në muajin nëntor të vitit 2019 në Tiranë. Në atë kohë unë kërkoja një destinacion që do të shkoja dhe e kam parë në vendin ku punonte, në Gardë. E pata pyetur se nga ishte dhe më tha se ishte nga veriu dhe jetoj në Tiranë. Nuk më tha emër. Nuk e kam pyetur për emrin, thjesht kam komunikuar për të më treguar një destinacion ku unë duhet të shkoja,”– thotë dëshmitari.

I riu nga Burreli humbi gjurmët 9 ditë më parë, ndërsa u nis për në punë mëngjesin e 27 prillit. Një ditë më parë, daja i tij Haxhi Vela sqaroi se zhdụkjen e tij e mësuan dy orë më pas, kur komanda e repartit të Gradës merr në telefon familjen duke njoftuar se 27-vjeçari nuk ishte paraqitur në punë.

E ëma tregoi se i biri kishte folur më dike para se të dilte nga shtëpia.