“E ngatërrova me derr të egër dhe e vrava gabimisht”, flet 14-vjeçari që qëlloi me plumb në kokë vëllanë

“E ngatërrova me një derr të egër dhe e vrava gabimisht.”

Me këto fjalë 14-vjeçari ka rrëfyer se ka qëlluar vëllain e tij 17-vjeçar në Mandra, Greqi ditën e djeshme.

Si fëmija ashtu edhe babai i tij shkuan në komisariat ku dëshmuan për orë të tëra.

14-vjeçari pretendoi se kishte në shënjestër një derr të egër dhe se qëllimi i tij nuk ishte të qëllonte vëllanë e tij.

Pasditen e së premtes, adoleshenti ka rrëfyer se ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij 17-vjeçar në stallën e familjes në Mandra.

Më pas ai është nisur drejt vendit të ngjarjes për të treguar se ku e ka hedhur armën.

Misteri me armën

Çelësi për zbardhjen e rastit është këllëfi i armës prej lëkure i gjetur në vendin e tragjedisë. Në të njëjtën kohë, është befasuese fakti që familja ka pohuar se nuk ka pasur armë në posedim. Mirëpo, është pikërisht kjo kontradiktë që më në fund çoi në rrëfimin e 14-vjeçarit.

Trileri rreth vdekjes së fëmijës 17-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një zonë agropylltarie në Mandra, nisi pasditen e së enjtes.

17-vjeçari u gjet i vdekur nga një bari që kalonte pranë një rruge rurale në Lutsa të Mandrës, ndërsa i mituri kishte marrë një plumb në kokë.

Deklaratë ka dhënë edhe babai i fëmijëve, i cili ka pohuar se nuk disponon pushkë gjuetie.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vijim.