Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka akorduar sot 90 milion € për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19. Shqipëria është vendi i tetë që merr një disbursim nga paketa emergjente e MPJ-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, i cili synon t’i ndihmojë ata që të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Ky disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale-ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.ù
“Ky virus nuk njeh kufij: BE qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të përmbushen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion euro. Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale. Ky program është një demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në një kohë krize të paprecedentë”, thuhet në deklaratën e KE-së, e publikuar nga Luigi Soreca në Twitter.
Top Channel