E bukura e Tropojës poston foton dorë për dore me aktorin e Portokallisë “Na mori malli”

Prej disa kohësh, Arjola Demiri, është kthyer në një nga aktoret më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Tashmë ajo është edhe pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” ku luan në skeçin “Çifit i lumtur” së bashku me aktorin e njohur, Irgen Çela. Përmes intervistave të ndryshme, që të dy janë shprehur se kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Madje duket se në këto ditë izolimi si pasojë e koronavirusit, Arjolës i mungon kolegu i saj. Ajo ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet me Irgenin. Në foton e parë ata shfaqen të kapur dorë për dore në shkallët e Top Channel, ndërkohë në tjetren që të dy ndodhen në një motor.

Këto foto i ka ripostuar edhe aktori I dashur për publikun, ku bashkëngjitur shkruan: “Na mori malli Arjola Demiri”.