Duke filluar nga kjo datë kush vjen në Shqipëri futet 10 ditë në karantinë

Komiteti Teknik ka vendosur gjithashtu se shqiptarët që duhet të vijnë në Shqipëri dhe nuk kanë bërë vaksinën ose që nuk kanë test do të bëjnë një karantinë 10 ditore, duke filluar nga 6 shtatori. Në të kundërt ata do të gjobiten. Ky vendim ka ardhur pas përkeqësimit të rasteve me Covid-19.

Nuk dihet se si do të pritet ky vendim nga shqiptarët, të cilët janë ende jashtë për arsye të ndryshme, ndoshta edhe për pushime.