Drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të Elbasanit, Llatja: Suveniri më i ri i qyetetit

Në Elbasan është drejt përfundimit rehabilitimi i lulishtes qendrore të qytetit, e cila kthehet në shërbim të komunitetit me mjedise të gjelbëruara dhe vendpushime çlodhëse.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se, projekti i investimit përfshiu zonën përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, pozicionuar ndërmjet xhamisë së Ballies dhe teatrit “Skampa”.

Në zonën e rehabilituar, punimet përfshinë trajtimin e hapësirave publike urbane me elementë të rëndësishëm arkitektonik bashkëkohor, gjelbërim, dekoracione artistike dhe ndriçim i ambientit.

Ky investim me financim nga qeveria shqiptare dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon të rrisë cilësinë e ambienteve të hapura publike dhe të ofrojë një hapësirë dinamike për ushtrimin e aktiviteteve artistiko-kulturore, në shërbim të qytetit.

⛲️? Lulishtes së re në qendër të qytetit po i jepet dora e fundit. Në përfundim të punës për rindërtimin e Xhamisë së re të Ballies ? plotësohet tabloja e një vepre arkitekturore moderne që i shtohet suvenireve të veçantë të Elbasanit. ?-shkruan ne rrjetin social facebook, Llatja.