“Doni më për Belulin?” Ndahet nga jeta Artisti i Merituar

Aktori i njohur Fuat Boçi është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeç. Shqiptarët do ta kujtojnë Boçin me skeçin e famshëm “doni më për Belulin?” Emri i Boçit i shtohet humbjeve të mëdha që pati bota e artit në këto muajt e fundit, aktorët si Rikard Larja dhe Gëzim Kruja. Fuat Boçi u lindi në Voshtinë në vitin 1931. Më pas vendoset në Fier familjarisht në vitin 1938, ku dhe jeton dhe sot.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist, kinomekanik u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirenjohurën “Jordan Misja”. Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me keto çmime:

Medalja e Punës

Medalja “Naim Frashëri”

Urdhëri “Naimi Frashëri” i klasit të dytë.

Artist i Merituar

Qytetar Nderi i Fierit

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. /Fjala.al