“Do ndodhë shumë shpejt, prisni lajmet pozitive”. Cfarë po paralajmëron Ministri Çuçi?

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një intervistë për A2, pyetur për vizitën e tij në Siri, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë lajme pozitive lidhur me riatdhesimin e shqiptarëve që ndodhen në kampet në Siri.  “E kam thënë publikisht qëllimin e vizitës dhe s’kam gjë më tepër që do të thotë nuk është një përpjekje, por është e vazhdueshme, ashtu si paraardhësi im, nuk e kam ndërprerë punën për të riatdhesuar çdo shqiptar të mbetur në kampet e Sirisë. Vizita ime ishte një nga hapat që po ndërmarrim për këtë qëllim. Do të kemi në një kohë të shpejtë edhe lajme pozitive në lidhje me shpëtimin nga vµajtjet të shqiptarëve që kanë mbetur në ato kαmpe”, tha ai.

“Situata është më e komplikuar dhe sa vjen e ndërlikohet se është situatë e pastabilizuar për shkak të problemeve të gjithë rajonit aty, por kjo nuk na pengon të bëjmë të pamundurën”, tha ndër të tjera Çuçi.