Disa ditë më parë po darkonin të lumtur, por ç’po ndodh? Mori fund lidhja mes Borës dhe Donaldit?

Pas ndarjes së Jonida Maliqit nga Romeo Veshaj, mesa duket  edhe marrëdhënia mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt po pëson krisje. Sipas “Prive”, Bora dhe Donaldi po kalojnë një tjetër krizë dhe raportet mes tyre nuk janë të mira. Prive mëson se ata nuk ndiqen më në rrjete sociale, ku publikonin herë pas here imazhe në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithatë, Bora ende e ndjek vëllain binjak të Donaldit, Romeo Veshajn. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj krize në lidhjen e dyshes. Para pak javësh, Bora publikoi në Instagram-in e saj disa imazhe ku shihej krah Donaldit teksa darkonin.

Pak ditë më parë, ish-partneri i moderatores, Vin Veli, tregoi se mes tyre kishte një marrëdhënie shumë të mirë. Ata takohen shpesh për shkak të djalit të tyre 6-vjeçar, Arborit.