“Dil që aty zotri”/ Policia kap të fshehur poshtë banakut një shtetas tjetri ia mbath në banjo (Video)

Pas masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, shumë qytetarë nuk janë duke i respektuar.

Një rast i tillë është kapur edhe nga policia në një lokal në Tiranë. Lokali ku ndodheshin tre qytetarë brenda dukej nga jashtë si i mbyllur, pasi qepeni ishte i ulur, por në fakt nuk rezultoi ashtu.

Policia kërkoi hapjen e qepenit, ku në fillim u përballën me një grua, por kur filluan kontrollin, brenda u gjetën edhe dy burra.

Njëri ishte futur poshtë banakut dhe tjetri në banjo.

Qytetarët sipas aktit normative do të gjobiten me 100 mijë lekë të vjetra, përveç gjobës së biznesit i cili nuk ka respektar urdhërin.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që qytetarët thyejnë rregullat e karantinimit.