Detektivja private rrëfen sa ditë duhen për t’u zbuluar tradhëtia bashkëshortore tek burrat shqiptarë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, detektivja private e licensuar prej 4 vitesh, Shkënda Lili, ka rrëfyer se ku konsiston profesioni i saj dhe momentet delikate kur i duhet të kryejë këtë profesion në raste të dyshimeve për tradhti bashkëshortore. “Kur unë prezantohem që profesioni im është detektive, të gjithë mendojnë: Do ndash çiftet! Po si mund të ndaj unë çifte, unë thjesht faktoj prova. Pastaj pjesa tjetër i përket gjykatave nëse ndahen”, u shpreh Lila.

Fevziu: Cila ka qenë puna e parë? Si e merrnin vesh që ekzsistoje si profesion, dhe nga të kontaktonin? Lili: Ka qenë tradhti bashkëshortore. Në vitet e para kërkesa më e madhe ka qenë kjo. Në rrjetet sociale është shumë kollaj të gjesh gjithça.

Fevziu: Më trego rastin e parë. Lili: Ishte grua dhe donte ndihmë, sepse kishte shumë dyshime tek partneri. Kishin shumë vite martesë dhe donte ta investigonte, të shikonte gjithë pëditshmërinë e partnerit. Fevziu: Ti e ndiqje mbrapa? Sa kohë e ndoqe?

Lili: Fjala detektiv do të thotë investigim. Është në varësi edhe të klientit, të kërkesës edhe sa i vështirë është personi për ta kapur atë çka do klienti që vjen tek unë. Fevziu: I qëndrojmë rastit të parë sa e ndoqe?

Lili: 10 ditë është e mjaftueshme. Nëse partneri ka një lidhje tjetër jashtë martese në 10 ditë do të takohet. Nëse në 10 ditë nuk zbulojmë gjë me lejen e klientit e zgjasim. Fevziu: Dhe ti e faktove. Lili: Provat tona janë faktike, fotografi, video, vendodhje ekzakte ku është personi. Ne fotografojmë gjithë ditën e personit. Çdo person që takohet, ku shkon. Provat sigurohen në ambiente publike.