Wednesday , November 30 2022

Detaji i trishtë! Vajza i telefonon së ëmës e shqetësuar pas tërmetit në Itali por ajo nuk përgjigjet, kishte 2 muaj që kishte vdekur

E telefonoi pasi mësoi për tërmetin e fortë që ra mëngjesin e sotëm në Marke pranë Ankonës, por kur pa që e ëma nuk po i përgjigjej telefonit, filloi të shqetësohej. Në atë moment vajza vendosi të lajmëronte urgjencën e cila bëri zbulimi makabër: nëna kishte të paktën dy muaj që kishte vdekur.

Mund të quhet dramë e vetmisë, ajo që ndodhi në Ankona, ku trupi i 78-vjeçares u gjet i pajetë në banesën e saj në gjendje të avancuar dekompozimi. Mjeku ligjor hodhi hipotezën se vdekja ka ndodhur në të paktën dy muaj më parë: askush në këto javë të gjata nuk e ka kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj, raportojnë mediat raportojnë mediat italiane.

Është dashur tërmeti i mëngjesit të sotëm, për të vënë re vdekjen e së moshuarës. Fillimisht telefonatat e gjata pa përgjigje nga vajza e saj, më pas telefonata në urgjencë. E moshuara me origjinë nga Vallo della Lucania, në provincën e Salernos, jetonte prej vitesh në Ankona, në qytezën Marche. Ajo jetonte e vetme në banesën e saj ndërsa vajza e vetme jetonte larg.

Advertisement