Detajet nga tragjedia në plazh, babai hyri në det për të shpëtuar djemtë, “I vogli doli pa jetë, por dy të tjerët do të shpëtonin nëse…”

Detaje të reja nga tragjedia e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës, në Kavajë, ku një baba me dy djemtë e tij të mitur kanë humbur jetën. Sipas gazetares së A2 CNN, Elitjona Doko, 55-vjeçari është futur për të shpëtuar djemtë e tij, pasi ka parë që po mbyteshin.

Ka pasur edhe pushues të tjerë dhe pronarë biznesesh në zonë që kanë tentuar të japin ndihmën e parë për 3 personat, por nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërin prej tyre.

Ndërkohë, pushuesit thonë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta.

“Po të ishte ndihma e shpejtë, dy të tjerët do të kishin shpëtuar. I vogli doli pa jetë, por dy të tjerët do të shpëtonin nëse do të kishin pasur ndihmën e shpejtë”, thotë një nga pushuesit.