“Deri të premten shi dhe stuhi”, meteorologia: Ja kur vjen i nxehti afrikan

Java do të mbyllet me reshje shiu dhe stuhi, por duke nisur nga java tjetër temperaturat do të rriten ndjeshëm deri në 35 gradë.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në një intervistë për Euronews Albania, se duke nisur nga dita e dielë vendi do përshkohet nga masa të të nxehtit afrikan.

“Deri të premten do ketë reshje intensive shiu dhe ulje temperaturash me 3-4 gradë. Deri të shtunën do të jetë kjo paqëndrueshmëri, të dielën do nisë i nxehti afrikan. Më 21 qershor nis zyrtarisht vera meteorologjike, dita më e gjatë e vitit do jetë me temperatura të larta rreth 35 gradë. Por java e fundit e qershorit do vijojë me paqëndrueshmëri, me vranësira dhe reshje shiu”, tha meteorologia.