Deputeti Selami Jenishehri, plot ‘stil’ jo vetëm me flokët, por edhe me biçikletën PINK (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për aktivitetin politik, por për modelin e flokëve. Me flokët kapelon dhe baluket e ndara në mes, Jenishehri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por duket se deputeti bën një jetë më se normale dhe nuk lëviz me mjete luksoze, ashtu si shumica e deputetëve të Parlamentit, por me biçikletë.

Biçikleta e deputetit është ngjyrë rozë, me një kosh përpara, ndërsa bie në sy që madhësia e saj nuk është e duhura për deputetin, pasi duket si një biçikletë për fëmijë. Çantën me dokumente deputeti e mban në dorën e majtë, pasi nuk mund ta vendosë te koshi i biçikletës sepse është më e madhe.