Denisi është ende në koma, Noizy flet për ngjarjen e 12 viteve më parë për përpalsjen e ashpër me grupin e Stresit

Sherret dhe diss-et midis Stresit dhe Noizy-t i përkasin të shkuarës. Së fundmi, ata bënë paqe dhe madje performuan krah njëri-tjetrin në koncertin “Alpha Shoë”.

Mirëpo, vite më parë ata ishin në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Nuk mungonin sherret banale, ku janë përfshirë dhe fansat e tyre. Rastet e ďhunës mes të rinjve, ndjekës të dyshes, atë kohë ishin shtuar fŗikshëm. Në Prill të vitit 2010, një ngjarje fatale ndodhi pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Aty u godit me 11 thiĸa në trup, Denis Dollapi, mbështetës i Stresit. Përplasja me grupin kundërshtar, rezultoi fatkeqe për 19-vjeçarin asokohe. Së fundmi, në një intervistë televizive, marrë shkak nga komentet e ditëve të fundit, reperi është pyetur lidhur me këtë çështje.

Noizy shprehu keqardhje për ngjarjen, duke thënë se anëtarët kryesorë të grupeve nuk kishin asnjë lidhje dhe se gjithçka kishte ndodhur mes fansave.

“Përveç neve që kishim problemet tona, dhe ndjekësit tanë kishin probleme në klasa, në rrugë. Incidenti ka qenë se dy fansave të grupeve tona dhe fatkeqësisht një nga djemtë e palës tjetër ndodhet në koma. Unë ashtu nuk dua të shoh as aŗmikun më të madh. Është për të ardhur keq.”, tha Noizy.