Delinda Disha tregon se ku ka punuar për herë të parë dhe sa është paguar/Ka qenë minorene

Ndonëse sot është një nga aktoret më të paguara dhe më të dashura të skenës shqiptare, jeta e Delinda Dishës nuk ka qenë gjithmonë kështu. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ Delinda Disha ka folur përballë moderatores Ester Bylyku, për punën e saj të parë, dhe sa është paguar. Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cila është puna që ti je paguar më pak? Jo detyrimisht mund të ketë qenë punë televizioni. Delinda Disha: Në fillimet e mia, kur kam qenë nga klasa e shtatë, merrja pjesë në videoklipe, dhe paguhesha 15 mijë lekë (të vjetra).

Ester Bylyku: Merrje pjesë në videoklipe? Delinda Disha: Po, kam bërë nja dy videoklipe, dhe u pagova 15 mijë lekë. Deri në klasë të tetë, kam qenë tek shtëpia e kulturës, në qytetin e Fierit, dhe shkoja në çdo aktivitet që bëhej