Del përditësimi; Bilanc i zi për vendin. 7 raste të reja në Elbasan. Por ka edhe një lajm të mirë

Për herë të parë brenda 24 orëve, 5 qytetarë, 3 burra dhe 2 gra humbën jetën nga koronavirusi. Te Infektivi ndërruan jetë një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar po nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Ndërkohë që te Sanatoriumi humbën jetën një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit  85 qytetarë janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (24 Korrik 2020)

Testime totale                   37875

Raste pozitive                   4570

Raste të shëruara             2608

Raste Aktive                     1834

Humbje jete                       128 (Qarku Tiranë 67, Shkodër 20, Durrës 18, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   962

Durrës                  209

Shkodër               196

Vlorë                     97

Lezhë                    83

Korçë                    66

Fier                        58

Elbasan                 49

Kukës                    43

Berat                     31

Gjirokastër            20

Dibër                     20