Del foto e 20-vjeçarit që u aksidentua me vdekje mbrëmjen e kaluar në Elbasan

Publikohet foto e Fiori Sula, 20 vjeçarit që u përplas për vdekje mbrëmjen e kaluar në unazën jugore të Elbasanit.

Një mjet, ende i pa identifikuar, përplasi të riun dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit që shkaktoi aksidentin.

Fiori Sula banonte me familjen në lagjen nr.3 në kantier në Cërrik.

Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.