Monday , January 30 2023

Del ekspertiza e masakrës në familjen shqiptare në Itali. Ish-burri vrau gruan me plumb një plumb në kokë, të dashurin e saj e qëlloi 55 herë me thikë

Një javë pas krimit të dyfishtë, hetuesit kanë zbardhur kronoligjinë e vrasjes së 37-vjeçares shqiptare Mynevere Karabollaj (Vera Myrtaj) dhe të dashurit të saj Flonino Mërkuri, 23 vjeç, nga ishbashkëshorti Viron Karabollaj. Mediat italiane shkruajnë se autori i krimit fillimisht ka qëlluar me plumb në kokë ish-bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dhe një vajzë, 15 vjeçe. Më pas, ka dhunuar partnerin e saj të ri. Viron Karabollaj e ka ndjekur Flonino Mërkurin deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu ka tentuar të ikë për të shpëtuar nga sulmi brutal. Në total, ai e ka qëlluar 55 herë me thikë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Më pas, është rikthyer në shtëpi dhe po me të njëjtën thikë ka riqëlluar 37-vjeçaren, dhjetë herë në total.

Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor Carlo Terranova, zv/prokurorja Daniela Moroni dje u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Dosja do të arkivohet, duke qenë se autori 41-vjeçar vrau veten pak orë pas krimit të dyfishtë. Ai u gjet në një magazinë të kompanisë ku punonte në Venecia.

Krimi makabër u zbuluar nga vajza e Verës, e cila kishte lajmëruar autoritetet duke ngritur shqetësimin se prej orësh nuk komunikonte me të ëmën. Kontrolli në shtëpinë në via Leopardi, në Spinea, ku jetonte Vera zbuloi dy trupat e pajetë.

Shqiptarja ishte ndarë nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me vajzën e saj në Spinea (Venecia). Prej një viti e gjysmë ajo kishte krijuar një lidhje me djalin e ri, pork jo marrëdhënie kishte ‘ringjallur’ xhelozinë e ish-bashkëshortit që kreu krimin e rëndë.

Advertisement