Deklarata e miliarderit 97-vjeçar: Më mirë të jem i pasur dhe të mos më duan, sesa të…

“Më mirë të jem miliarder dhe të mos më duan të gjithë, sesa të mos kem para”, pikërisht këto ishin fjalët që ka thënë 97-vjeçari Charlie Munger, ndërsa nuk pa “ua vë veshin” kritikave për mega-projektin që po përgatit.

Projekti i tij konsiston në krijimin e një ndërtese me 4500 studentë të Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, pa dritare. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse është sulmuar ideja e miliarderit, pasi shumica e studentëve do të jetojnë në dhoma pa dritare.

Megjithatë ai e ka mbrojtur projektin e tij duke thënë se kjo do të rrisë, interaktivitetin mes studentëve. Projekti varet nga një donacion prej 200 milionë dollarësh nga Munger që përfshin një klauzolë që thotë se planet e tij nuk mund të ndryshohen. Konvikti, i quajtur Munger Hall për nder të donacionit të miliarderit, pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë.

Dennis McFadden, një arkitekt këshillues i UCSB, kritikoi projektin dhe dha dorëheqjen nga ai javën e kaluar. Në letrën e tij të dorëheqjes, McFadden tha se ai nuk mund t’i mbështeste planet “nga këndvështrimi im si arkitekt, prind dhe qenie njerëzore”.

Pavarësisht dorëheqjes së McFadden në shenjë proteste, Munger po i qëndron idesë së tij dhe puna vazhdon.

“Unë mendoj se ndërtesa do të jetë një sukses i madh. Është e vështirë të bësh dy arkitektë të bien dakord ndonjëherë për ndonjë gjë”, tha Munger.